Meta, në Gjirokastër për çeljen e sezonit turistik

26/04/2015 00:00

I shoqëruar nga kandidatja e së majtës për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe nga kryetari aktual i Bashkisë Flamur Bime, kreu i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se Gjirokastra është një prioritet i jashtëzakonshëm dhe i padiskutueshëm për arsye të të gjitha vlerave kulturore dhe historike që përfaqëson.

“Presim që këtë vit turizmi në të gjithë Shqipërinë, por sidomos në Gjirokastër, të ketë një rritje të jashtëzakonshme, dhe investimi në ambiente të tilla i rrit kapacitetet turistike dhe mikpritëse të Gjirokastrës dhe gjirokastritëve”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Top Channel