Ishulli “parajsë”, i destinuar për të mos u vizituar kurrë

26/04/2015 00:00

Nga qielli duket si një ishull ideal për të pushuar, me plazhe të bukura dhe pyje të dendur, por ai është i destinuar për të mbetur i paarritshëm nga turistët.

Vizituesit që mund ta ketë kaluar një aventurë duke tentuar t’i afrohen, pikërisht ishullit Sentineli Verior, në gjirin e Bengalit, kanë parë se diçka e tillë është tepër e rrezikshme dhe mund t’iu kushtojë shumë.

Disa anëtarë të një fisi misterioz që jeton atje, në fakt refuzojnë qytetërimin modern dhe preferojnë më mirë të mos kenë kontakte me botën e jashtme. Ndaj dhe i presin vizitorët me një “breshëri” shigjetash, në kërkim për t’i vrarë “agresorët”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel