Kërkohen 35 vjet burg për Redon Ukën, plagosi rëndë një shtetas për gjakmarrje

26/04/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për shtetasin Redon Uka, i akuzuar për “vrasje për gjakmarrje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ky shtetas akuzohet se në 20 dhjetor të vitit 2013 ka tentuar të vrasë shtetasin Gafurr Kadriu, pasi në vitin 2011, djali i të dëmtuarit ka plagosur me armë zjarri të pandehurin Redon Uka dhe vëllain e tij.

Shtetasi Redon Uka i ka qëlluar tre herë më pistoletë të dëmtuarit Gafurr Kadriu, duke e plagosur rëndë.

Top Channel