Korpusi i Vullnetarëve pastron plazhin e Velipojës

26/04/2015 00:00

Në nismën për pastrimin e zonave turistike, ndalesa e radhës e Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve ka qenë zona turistike e Velipojës. Gjatë ditës së diel janë pastruar mbeturinat, në një aksion masiv në zona të ndryshme të këtij plazhi. Korpusit iu bashkua dhe Forumi Rinor në Shkodër.

Pastrimet janë kryer kryesisht në zonat që kishin nevojë për ndërhyrje, siç ishte zona e brezit të pishave, Laguna e Vilunit, rrugët dhe sheshet e plazhit.

Në këtë aksion masiv ra në sy pjesëmarrja e shumë të rinjve nga zona të ndryshme, të cilët bënë apel që çdo qytetar t’i bashkohet kësaj nisme, pasi është në të mirën e përbashkët.

Prej disa vitesh është kthyer në traditë që Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve të marrë nisma të tilla masive qytetare në pastrimin e plazhit të Velipojës në çdo prag sezoni.

Top Channel