Juventusi humb derbin ndaj Torinos, kishte 20 vite që nuk ndodhte

26/04/2015 00:00

Torino ka mundur 2-1 Juventusin në një derbi spektakolar dhe emocionues. Ishin bardhezinjtë ata që kaluan të parët në avantazh me Andrea Pirlon, i cili në minutën e 35 të takimit shënoi me një goditje dënimi perfekte.

Barazimi për Torinon erdhi në fundin e pjesës së parë me anë të Mateo Darmianit.

Në pjesën e dytë, Pirlo provon sërish, por është shtylla që i mohon golin e radhës. Në minutën e 57, Fabio Quagliarella i jep avantazhin Torinos, duke shfrytëzuar më së miri një krosim të autorit të golit të parë.

Pas këtij goli, ndeshja bëhet edhe më e bukur, me raste nga të dyja skuadrat. Matri godet sërish shtyllën për Juventusin dhe në këtë mënyrë, Torino arrin të fitojë një derbi që nuk e fitonte nga viti 1995.

Në ndeshjet e tjera të javës së 32-të të Serisë A, u regjistruan këto rezultate:

Atalanta – Empoli 2-2

Genoa – Cesena 3-1

Verona – Sassuolo 3-2

Lazio – Chievo 1-1

Parma – Palermo 1-0

Fiorentina – Cagliari 1-3

Napoli – Sampdoria 4-2

Top Channel