Kukësi mposhtet në shtëpi nga Skënderbeu dhe shkarkon trajnerin Shaqiri

26/04/2015 00:00

Skënderbeu ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull kampion në javën e 32 të Kategorisë Superiore, duke mposhtur 0-1 Kukësit.

Njeriu i ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri” ishte Sabien Lilaj, i cili shënoi pas një asisti të marrë nga Berisha në minutën e 64-t të ndeshjes. Për t’u shënuar në këtë takim ishte edhe dalja me kartonin e kuq të mbrojtësit vendas, Smajli, i cili u ndëshkua vetëm 3 minuta para shënimit të golit.

Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 69 pikëve, duke u shkëputur 6 pikë nga Kukësi, i cili është në të njëjtën kuotë pikësh me Partizanin, ndërsa Tirana u ngjit në kuotën 66 pas fitores 1-0 ndaj Laçit.

Humbja me Skënderbeun i ka kushtuar stolin trajnerit të Kukësit, Artim Shaqiri, që është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës verilindore. Vendimi është marrë menjëherë në përfundim të ndeshjes me korçarët, që nxori jashtë gare për titullin skuadrën e Kukësit dhe finalja e Kupës së Shqipërisë e siguruar në mesjavë nuk i mjaftoi Shaqirit për të ruajtur pozicionin e tij në krye të skuadrës.

Vendin e Shaqirit tashmë deri në fund të sezonit do ta zërë Drejtori Sportiv, Miodrag Radanovic, që u afrua vetëm pak javë më parë në klub.

Top Channel