Prishtinë, maratonë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me autizëm

26/04/2015 00:00

Të dielën, dhjetëra të rinj nga Prishtina morën pjesë në maratonën 5 kilometërshe që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët e prekur nga autizmi.

Pika startuese e vrapimit ishte sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytetin kosovar. Është kjo një iniciativë e dizajneres kosovare, Afërdita Paqarada, e cila merret çdo vit me aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin dhe krijimin e një klime pozitive për komunitetin autist në Kosovë.

Të interesuarit, fillimisht kanë pasur rastin t’i blejnë numrat identifikues, gjithsej 5 mijë sa kanë qenë të shpërndarë. Kontributi financiar i grumbulluar prej këtyre të hollave është dërguar në Institutin Kombëtar për fëmijë me autizëm. Pjesë e këtij organizimi kanë qenë edhe biznese të ndryshme në Kosovë.

Top Channel