Shkodër, fëmija 3 vjeç goditet aksidentalisht nga makina, humb jetën në spital

26/04/2015 00:00

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Shkodrës, pasi u përplas nga një automjet në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

Bëhet e ditur se fëmija me inicialet K.SH. ishte së bashku me prindërit në trotuar, teksa u shkëput prej tyre dhe u përplas nga një automjet. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia ndaloi shtetasin me inicialet J.P, i cili ishte drejtuesi i automjetit, ndërsa kanë filluar hetimet për ngjarjen. 

Top Channel