Ministri i Financave inspekton punimet në tunelin e Qafës së Buallit

27/04/2015 00:00

Ministri i Financave, njëherësh deputet i qarkut të Dibrës, Shkëlqim Cani, ka inspektuar punimet në tunelin e Qafës së Buallit, pjesë e Rrugës së Arbërit. Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga kryetari aktual i Bashkisë së Bulqizës, Myfit Duriçi, si dhe kandidati i LSI-së për kryebashkiak të Bulqizës, Melaim Damzi.

Shkëlqim Cani theksoi se ndërtimi i kësaj është i garantuar, ndërkohë që nuk la pa përmendur dhe investimet që janë bërë këto dy vitet e fundit nga ana e qeverisë Rama.
 
Melaim Damzi, kandidati për kryetar bashkie në Bulqizë u shpreh: Prioriteti im do të jetë mjekësia, pasi edhe vetë jam mjek në profesion.
 
Një tjetër vizitë, deputeti Shkëlqim Cani e ka bërë edhe në shkollën 9-vjeçare “Xhevdet Doda”, ku ka parë vijimin e punimeve për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Edhe në këtë vizitë, ministri u shoqërua nga kryetari aktual i bashkisë, Myfit Duriçi, i cili e njohu me të gjtha punimet e bëra deri më tani dhe e garantoi atë se këto punime, jo vetëm që do të përfundojnë në kohë, por edhe me standarte cilësore.

Top Channel