Zgjedhjet e 21 Qershorit, PD-ja zyrtarizon Durim Ballën për Bulqizën

27/04/2015 00:00

Partia Demokratike ka zyrtarizuar të hënën Durim Ballën si kandidat për Bashkinë e Bulqizës në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Dy ditë më parë, selia blu zyrtarizoi Veip Çelën si kandidat për Bashkinë e Tepelenës, Viktor Duron për Kolonjën dhe Ëngjëll Carën për Kavajën.

Të dielën e kaluar, partia më e madhe opozitare në vend ka shpallur kandidatët për Bashkinë e Dibrës, Sarandës, Shijakut dhe Gramshit. Ilir Krosi do të garojë për Dibrën, Kreshnik Bozho për Sarandën, Kodhel Çala për Gramshin dhe Redi Saraçi për Shijakun.

Top Channel