Vlorë, gjendet i dekompozuar trupi i 61-vjeçarit të shpallur në kërkim

27/04/2015 00:00

Trupi i dekompozuar i një 61-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, rreth dy javë më parë, u gjet të dielën në pyllin e fshatit Beshisht të Vlorës.

Policia lokale bëri të ditur se, pas sinjalizimit për gjetjen e një kufome, ekspertët e saj shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur identifikimin. Trupi i pajetë i përket shtetasit S.V., 61 vjeç, banues në fshatin Beshisht.

Dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore.

Sipas mendimit paraprak të mjekut ligjor, në trupin e 61-vjeçarit nuk janë vërenjtur shenja dhune, ndërsa nga deklarimet e familjarëve të tij mësohet se S.V. vuante nga shëndeti mendor.

Nga policia e Vlorës, 61-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohej se më 15 prill të këtij viti kishte plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Top Channel