Lëvizje dhe ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit

27/04/2015 00:00

Policia e Shtetit ka publikuar të hënën disa lëvizje dhe ndryshime në strukturat e saj.

Kështu, Ardian Çipa, i cili deri më sot drejtonte Policinë e Tiranës, është emëruar zv.drejtor i Krimeve të Rënda, detyrë që e mbante Haki Çako para se të emërohej drejtor i Përgjithshëm.
 
Në vendin e Çipës është emëruar Ervin Hodaj, i cili ka drejtuar Policinë e Fierit. Në krye të kësaj të fundit vendoset Neritan Nallbati, një oficer karriere, ndërsa në vend të Nallbatit si drejtor i Policisë së Elbasanit është emëruar Alfred Çepe.
 
Ndërkaq, Behar Çako është emëruar shef i komisariatit të Policisë së Vlorës, ndërsa Rebani Jaupaj drejtor i Antikrimit në Policinë e Shtetit.

Top Channel