Shkrumbohet një banesë në Durrës, nuk ka të lënduar në njerëz

27/04/2015 00:00

Një shtëpi është shkrumbuar plotësisht nga zjarri në qytetin e Durrësit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka ndaluar përhapjen e flakëve në banesat ngjitur me të.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.9 të qytetit, e njohur si lagja Stan. Nga zjarri që ra në shtëpinë njëkatëshe të shtetasit Hysni Bushi nuk ka të lënduar në njerëz, pasi në çastin e zjarrit familja nuk ka qenë brenda në banesë.

Ndërsa po punohet për hetimin e shkaqeve të zjarrit, paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që e ka shkaktuar atë.

Një tjetër zjarr, pa dëme në njerëz, ka rënë dhe në zonën e Sukthit.

Top Channel