Studentët shqiptarë, 1 minutë heshtje për viktimat e sulmit në Universitetin e Garisës

27/04/2015 00:00

Studentët dhe stafi akademik i universiteteve mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit në Universitetin Garissa në Kenia, ku humbën jetën 147 studentë.

Në këtë nismë ata iu bashkuan thirrjes së “Shoqatës së Universiteteve Europiane” drejtuar të gjithë universiteteve europiane për t’u solidarizuar në ndihmë të viktimave të Kenias.

Universitetet apeluan për ndalim të akteve të dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe vlerave akademike.

Sulmi në universitetin e Garisës, më 2 prill, ishte vepër e militantëve të grupit ekstremist islamik, Al Shabab.

Top Channel