Durrës, shpëtohen dy peshkatarë nga Policia Kufitare

27/04/2015 00:00

Dy peshkatarë në rrezik mbytjeje janë shpëtuar nga forcat e Policisë Kufitare. Mëngjesin e së hënës, shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit janë njoftuar për rrezikun që u kanosej dy peshkatarëve, teksa ndodheshin rreth 300-400 metra larg bregut në det.

Dy peshkatarët me banim në Durrës, përkatësisht R.H., 38 vjeç, dhe G.K., 54 vjeç, kishin dalë për të peshkuar me një mjet lundrimi pa motor, tip pedalonë, kur janë ndjerë në rrezik nga rrymat detare.

Shërbimet e Policisë Kufitare, të ndihmuara edhe nga disa barka peshkimi që ndodheshin në atë zonë, kanë shpëtuar dy peshkatarët, të cilët janë nxjerrë në breg pa asnjë problem.

Top Channel