Dekriminalizimi, Peleshi: Do të reflektojmë për vërejtjet nga SHBA

27/04/2015 00:00

Pas deklaratave të ambasadorit amerikan, lidhur me përfshirjen në listat e kandidatëve për pushtetin vendor të personave të inkriminuar, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, zv.kryeministri Niko Peleshi tha se vërejtjet do të merren në konsideratë dhe Partia Socialiste do të reflektojë ndaj tyre.

“Do të marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Patjetër që ka një proces nga ana jonë, për të verifikuar pastërtinë apo historinë e çdo kandidati, madje e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara, që kemi një shqetësim të veçantë për të pasur kandidatë me integritet të lartë”, tha zv.kryeministri Niko Peleshi.

Më herët, gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan në Tiranë, Lu, tha se “në listat e kandidatëve ka persona me të kaluar të dyshuar kriminale, për të cilët jemi në diskutime me udhëheqësit politikë në vend”.

Top Channel