Australi, shkarkohet prezantuesi i televizionit

27/04/2015 00:00

Prezantuesi sportiv i “SBS”-së, Scott McIntyre është pushuar nga puna, për shkak të atyre që insitucioni mediatik australian i përshkroi si mesazhe në Twitter, që dëshmojnë “një mungesë të thellë respekti”.

Sipas drejtuesve të organizmit, McIntyre ka shkelur kodin etik me shënimet e bëra në 100-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Galipolli të Turqisë, gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Duke kujtuar ekzekutimet, përdhunimet në masë dhe grabitjet e atyre ushtarëve trima të Australisë dhe Zelandës së Re”, kishte shkruar në rrjetin social prezantuesi.

Mjaft reporterë e kritikuan ashpër lëvizjen e “SBS”-së, duke thënë se pezullimi i McIntyre i kundërvihet parimit të lirisë së fjalës.

Top Channel