Lezhë, grabitjet në banesa terrorizojnë banorët

27/04/2015 00:00

Ngjarjet kriminale dhe kryesisht vjedhjet janë kthyer në kërcënime serioze për familjet lezhjane kohët e fundit.

Pre e hajdutëve këtë herë ka renë një vilë 3-katëshe në fshtin Gajush të komunës Shënkoll, ku banonin dy të moshuar.

Persona ende të paidentifikuar, duke përfituar nga fakti që në shtëpi nuk kishte njeri, kanë hapur me levë njërën nga dritaret anësore të shtëpisë dhe janë futur brenda duke marrë një shumë të konsiderueshme parash, si dhe disa bizhuteri ari dhe dy orë dore.

Të zotët e shtëpisë kanë lajmëruar policinë menjëherë pasi kanë konstatuar vjedhjen, por ende nuk ka një informacion lidhur me atuorët. Dy të moshuarit jetojnë vetëm, ndërsa fëmijët e tyre janë emigrantë në Itali.

Top Channel