Akupunktura, teknika e lashtë me gjilpëra, që shëron

27/04/2015 00:00

Akupunktura është një teknikë e lashtë kineze, gjatë së cilës gjilpëra të holla vendosen në pika të caktuara në trup. E njohur si një ndër praktikat më të famshme të mjekësisë alternative, akupunktura është e aftë për të trajtuar sëmundje të ndryshme fizike dhe mendore.

Ajo dëshmohet të paktën 2 mijë vite më parë, megjithëse disa autoritete thonë se fillesat mund t’i ketë përpara 4 mijë vitesh.

Në trupin e njeriut ka 1000 deri në 2000 pika, ku mund të pretendohet aplikimi i akupunkturës, por terapistët kanë identifikuar 8 deri në 18 pika për trajtim.

Sipas filozofisë tradicionale kineze, çdo trup i universit konsiston në cilësi të barabarta dhe të kundërta: “yin” dhe “yang”. Kur këta tregues janë të pabarabartë, mund të lindë sëmundja.

Nëpërmjet nguljes së gjilpërave të holla, një akupunkturist mund të nxisë kundërpërgjigjen shëruese të trupit dhe të vendosë ekuilibrin natyror. Sipas kërkimeve shkencore, ngulja e gjilpërave mund të ndikojë te truri për të prodhuar endorfinë dhe kështu dhembja qetësohet.

Akupunktura jo vetëm ngre aftësinë e njerëzve në luftimin e sëmundjeve, por gjithashtu përmirëson edhe sistemin e sjelljeve nervore dhe rregullon presionin e gjakut, pulsin dhe shumë reagime të tjera psikologjike.

Me akupunkturë është e mundur të shërohen më shumë se 50 sëmundje. Këtu bëjnë pjesë lëndimet e indeve të buta, apo problemet e muskujve. Pozitive është treguar edhe për shërimin e sinuseve, ftohjeve të zakonshme, bajameve, astmës, dhimbjes së dhëmbit, gastritit, migrenës etj.

Top Channel