PD mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA

27/04/2015 00:00

Partia Demokratike i shprehu mirënjohjen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëndrimin e saj në procesin jetik të dekriminalizimit të politikës dhe administratës.

Por, duke iu referuar ngjarjeve në komisionin përkatës, opozita dënoi ato që i quan “përpjekje të përditshme të dyshes Rama-Meta për të penguar procesin e dekriminalizimit”.

Nëpërmjet një deklarate pasdite vonë, opozita tha se qeveria është bërë avokate e trafikantëve të drogës dhe të prostitucionit, që duke i kandiduar për kryetarë bashkie shpresojnë të blejnë sërish vota.

Duke iu përgjigjur indirekt dyshimeve të socialistit Taulant Balla për 9 kandidatë demokratë, opozita thotë se në Poliçan është rikandiduar Adriatik Zotka, i kallëzuar penalisht për fshehje të 1.5 milion eurove, ndërsa kandidatët për kryebashkiakë Artur Roshi në Kruje dhe Elvis Roshi në Kavajë janë trafikantë droge dhe prostitucioni.

Top Channel