Tiranë, pranga një personi të armatosur në zonën e ish-Bllokut

27/04/2015 00:00

Një person i armatosur është arrestuar nga forcat e policisë së kryeqytetit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Arrestimi u krye në orët e mbrëmjes së të hënës. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u ndalua pranë një kazinoje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Policia thotë se dyshohet që i ndaluari po planifikonte kryerjen e një atentati, që është parandaluar falë arrestimit të tij, gjithsesi hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel