Christian Bale largohet nga filmi, dëmton këmbën

28/04/2015 00:00

Filmi i fundit i Christian Bale, “The Deep Blue Good-By”, raportohet të jetë ndërprerë pas një incidenti që aktori ka pësuar në gju.

Trilleri mendohej të niste xhirimet këtë verë, por si pasojë e dëmtimit, aktori nuk do të jetë në gjendje të punojë për këtë projekt, duke bërë kështu që filmi të shtyhet.

Por sipas “Hollywood Reporter”, nuk është akoma e qartë se çfarë do të ndodhë me filmin, në të cilin Bale do të luante rolin e një ish-ushtari, pasi disa burime raportojnë se projekti është lënë fare ndërsa të tjera burime thonë se xhirimet janë shtyrë për më vonë.

Megjithatë, nëse filmi është shtyrë për më vonë, regjisori James Mangold i duhet të gjejë një tjetër personazh kryesor pasi aktori 41-vjeçar është i zënë me shumë projekte të tjera këtë vit.

Top Channel