Nxënësit e Marinzës në protestë, gjendja në fshat vijon e rëndë

28/04/2015 00:00

Megjithë punimet e kryera nga kompania “Bankers” për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i gazit në pusin e naftës, gjendja në fshatin Marinzë vazhdon të jetë e rëndë.

Veç shtëpive të dëmtuara dhe shkatërrimit të tokës bujqësore, në rrezen ku shpërtheu fontana e gazit vazhdojnë të hapen gropa të mëdha si pasojë e dëmtimit të nëntokës.

Të trembur nga kjo situatë e rëndë janë edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Marinzë, të cilët në shenjë proteste ndërprenë procesin mësimor për 30 minuta.

Edhe shkolla ndodhet brenda rrezes së përcaktuar nga specialistët si zonë e rrezikshme.

Top Channel