Ambientalistët: Të zgjidhet problemi i mbetjeve spitalore

28/04/2015 00:00

Klubi Ekologjik në Elbasan ka organizuar këtë të martë një takim mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore në vend, nisur nga rreziku i lartë që ato përbëjnë për shëndetin.

Nga një studim i kryer rezulton se pjesa më e madhe e subjekteve private, dhe jo vetëm ato, i hedhin mbetjet spitalore në vendet e grumbullimit të mbetjeve urbane apo nëpër lumenj.

Kjo situatë kaotike, sipas drejtuesit të Klubit Ekologjik të Elbasanit, duhet të përfundojë sa më parë.

Ambjentalistët thonë se në vend janë të licencuar 10 subjekte për trajtimin e mbetjeve spitalore e megjithatë, por asnjë prej tyre nuk i trajton mbetjet farmaceutike. Pra, këto të fundit nuk trajtohen fare.

Ambjentalistët kanë kërkuar që të ndërmerret një studim i thelluar dhe t’i jepet një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Top Channel