Fshehën ose nuk e justifikuan pasurinë, ILDKP gjobit dhe kallëzon 14 zyrtarë

28/04/2015 00:00

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) ka gjobitur sot dhe ka dërguar për ndjekje penale 14 zyrtarë, të cilët fshehën ose nuk e justifikuan dot pasurinë e tyre.

Lista e zyrtarëve, sipas njoftimit zyrtar të Inspektoriatit, është si më poshtë:

-Aleks Neçaj, inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;

-Tomorr Kullolli, gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit;

-Lina Vaso, kryetare në Degën Doganore, Sarandë;

-Alma Starova, inspektore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;

-Halit Xhafa, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë;

-Albert Mihaj, inspector në Drejtorinë Tatimore të Tiranës;

-Haxhi Ismaili, përmbarues, Zyra Përmbarimore e Tiranës;

-Afrim Çupi, specialist në Drejtorinë Tatimore, Dibër;

-Admir Behari, inspektor në Drejtorinë Tatimore, Fier;

-Alfred Tusha, përgjegjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;

-Dritan Manaj, drejtor në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

-Afrim Bakaj, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit;

-Kanan Shakaj, kryetar i Komunës Novoselë, Vlorë;

-Besnik Qira, gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit.

“Në veçanti, për subjektin Lina Vaso, e cila ka ushtruar funksionin e kryetares së Degës Doganore në Sarandë, pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme e së cilës shkon rreth 1.5 milionë dollarë, i është kërkuar prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Top Channel