Sam Smith ndërpret turneun në Australi

28/04/2015 00:00

Këngëtari Sam Smith ka anuluar datat e mbetura të turneut të tij australian, duke thënë se vendimi është marrë për shkak të një “urdhri” nga ana e doktorëve.

Artisti britanik kishte për të performuar edhe në 4 koncerte të tjera, por në një deklaratë për shtyp ditën e martë, thuhet se ai ka pësuar një dëmtim në kordat vokale gjatë performancës në “Hordern Pavilion”, në Sidnej, ditën e hënë.

”Më vjen tmerrësisht keq t’ju informoj se më duhet të anuloj koncertet e mbetura të turneut australian. Gjatë performancës sime ditën e hënë, unë pata hemorragji në kordat vokale. Doktorët më kanë thënë se kam nevojë për një pushim, në mënyrë që kordat ta marrin veten ose në të kundërt do të kem probleme akoma më të mëdha. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që kanë blerë biletat”, ka thënë Smith.

Top Channel