Madonna, me sytë te modeli 23-vjeçar

28/04/2015 00:00

Madonna di se çfarë do dhe lufton për atë që do. Këngëtarja 56-vjeçare raportohet se “ka vënë në shënjestër” një model, i cili është 33 vite më i ri se ajo dhe duket se është i gatshëm ta nisë këtë marrëdhënie.

Emri i modelit misterioz është Andrea Denver dhe trupi i tij është pikërisht ai që ka bërë për vete Madonna-n.

Ylli i pop-it ka postuar fotografinë e modelit në llogarinë e saj të Instagramit, mbishkrimi i së cilës, që dukej si një thirrje e dëshpëruar, ishte: “E çmendur pas tij”.

Sipas burimeve të afërta me Andrean, kur ai ka parë këtë postim në Instagram, reagoi kështu: “Do të më pëlqente të shoqërohesha me të”.

Top Channel