Pecetat dhe celulari, objektet me më shumë bakterie në kuzhinë

28/04/2015 00:00

Harroni dërrasen e gatimit dhe pjatat e papastruara, sepse rezultatet e një studimi të ri tregojnë që objektet me më shumë bakterie në kuzhinë janë pecetat dhe celulari.

Studimi i Universitetit të Arizonës ka nxjerrë përfundime të frikshme për pecetat, që zënë vend në kuzhinë. Në 90% të rasteve ka rezultuar se ato përmbanin bakterie.

“Njerëzit priren t’i prekin pecetat para pastrimit të duarve dhe të njëjtën gjë e bëjnë pasi ta kryejnë këtë veprim. Këshilla e vetme është që pecetat të pastrohen të paktën një herë në javë në temperaturë mbi 90 gradë celcius”, ka thënë Dr. Sneed, i cili ka udhëhequr këtë studim.

Gjithashtu, alarmi u dha edhe për celularët, të cilët kishin më shumë bakterie se tualetët. Studimi tregon se njerëzit e kanë bërë të zakonshme që, gjatë përgatitjes së ushqimit të merren edhe me celularin, gjë që është shumë e rrezikshme për shëndetin.

“Ne e marrim celularin në kuzhinë, duke harruar që e kemi pasur në shumë vende tjera, madje edhe në tualet. Celularin duhet ta lëmë larg kuzhinës”, ka këshilluar Dr. Sneed nga Universiteti i Arizonës.

Top Channel