Një breshkë 100-vjeçare ka nisur të lëvizë 2 herë më shpejt se më parë, pasi pronarët e saj i vunë rrota kur një mi i hëngri këmbët e përparme.

56-vjeçarja Jude Ryder thotë: “Duket sikur i kemi vënë motor. Ecën dy herë më shpejt tani. Me këmbët e pasme shtyhet dhe duket më e lumtur tani që ka rrota”.

Ideja i erdhi djalit të saj, Dale Sinclair-Jones, i cili është një inxhinier mekanik.

“Breshka ime është ende e re. I ka edhe 50 vite jetë. Gjëja e vetme që i duhej, ishin një palë rrota që të lëvizte lirshëm”, thotë Jude.

FOTO GALERI
1/3
Breshka me këmbë të ngrëna nga një mi lëviz më shpejt pasi iu vunë rrotat

Top Channel