Kosovë, Këshilltarja e BE-së për komunitetet minoritare, vizitë dyditore

28/04/2015 00:00

Marta Garcia Fidalgo, këshilltare për Politikën e Koordinimit të Romëve, në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), do të qëndrojë në Kosovë gjatë kësaj të marte, por edhe të mërkurën.

Qëllimi i vizitës së saj është diskutimi i përfshirjes së romëve, ashkalijve dhe egjiptianëve dhe politikat e ardhshme në mbështetje të këtyre tri komuniteteve.

Fidalgo do të takohet me autoritetet në Prishtinë, si dhe deputetë romë, ashkali dhe egjiptianë, por edhe përfaqësues të tjerë duke përfshirë ata të shoqërisë civile.

Ajo do të vizitojë gjithashtu projektet që BE-ja ka financuar, në mënyrë që të ndihmojë komunitetet egjiptiane, rome dhe ashkalije, duke përfshirë një shkollë shumëetnike në Fushë Kosovë.

Top Channel