Anaidi dhe Oresti, një histori miqësie pa kushte

28/04/2015 00:00

Sekreti i Anaid Kalotit, fituesit të edicionit të 6 në “Big Brother Albania”, ishte se ai përkujdesej për një djalë me aftësi të veçanta.

Prej 10 vitesh, Oresti, apo siç e thërret Anaidi “Oçja”, është miku i tij më i mirë.

Lidhja mes tyre është shumë e fortë, jo vetëm sepse bashkë kalojnë pjesën më të madhe të kohës, por Oçja është njëkohësisht dhe vëllai i shokut të ngushtë.

Djali nga Tirana ka studiuar për Gazetari dhe mendon se jeta është si një aventurë, ku njëra ditë nuk i ngjan tjetrës. Thotë shpesh se humanizimi dhe ndihma për personat “jo si ne”, do të na bënte të gjithëve të ndiheshim më mirë me veten, duke dhënë njëkohësisht një mesazh të madh për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Por sa njerëz e bëjnë këtë gjë në ditët tona? A kemi ardhur ne, si shoqëri në fazën postmaterialiste? Sa të gatshëm jemi të ndihmojmë tjetrin pa interes?

Një gjë është fakt. Historia e Anaidit me Oçen bëri që shumë shikues të gozhdoheshin para televizorit, si për të thënë sesa shumë kemi nevojë për shembuj të tillë.

Top Channel