Roli i policisë në procesin zgjedhor, trajnohen efektivët

28/04/2015 00:00

“Roli i policisë në procesin zgjedhor” ka qenë kryefjala e një trajnimi që është zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit.

Për të siguruar një proces zgjedhor me standarde, kjo drejtori ka organizuar këtë të martë një trajnim me gjithë efektivët blu që do të jenë pjesë e procesit të sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve, transportimit të kutive të votimit dhe gjithë bazës materiale nga qendrat e votimit drejt qendrës së numërimit.

Trajnimi i efektivëve ka si qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe brenda standardeve.

Në fjalën e tij, drejtori i Policisë të Qarkut Berat, Afrim Tafa u shpreh se më i rëndësishëm sesa rezultati për Policinë e Shtetit është standardi i zgjedhjeve dhe se organi blu në këtë qark është i gatshëm që të bëjë ç’është e mundur që në bashkëpunim me KQZ dhe partnerët ndërkombëtar, zgjedhjet të jenë të lira dhe shembull i standardit demokratik.

Top Channel