Personat që e teprojnë me alkoolin, rrezikojnë atak në zemër

28/04/2015 00:00

Më mirë të pish çdo ditë në sasi të vogël se sa një herë në javë me sasi të tepruar. Ky është përfundimi që ka dalë nga studimi i ekspertëve të Harvardit në lidhje me konsumimin e alkoolit.

Sipas tyre, personat që nuk pijnë gjatë ditëve të javës dhe konsumojnë shumë gjatë fundjavës kanë 72% mundësi që të kenë një sulm në zemër.

E kundërta ndodh me ata që konsumojnë alkoolin çdo ditë dhe me sasi të vogël, pasi është vërtetuar se ky zakon i mbron ata nga infarkti. Ekspertët kanë vërtetuar se personat që preferojnë vodkën apo uiskin janë më të rrezikuar nga një sulm në zemër se sa ata që preferojnë birrën ose verën.

“Të konsumosh alkool me tepër nga sa rekomandohet është shumë e rrezikshme, sidomos nëse kjo ndodh në një natë të vetme. Personat, të cilët nuk pijnë gjatë gjithë javës, por vendosin ta teprojnë në një natë të vetme kanë shumë mundësi të kenë një sulm në zemër, madje që atë natë”, ka thënë Christopher Allen.

Po ashtu, në një studim të mëhershëm është konstatuar se adoleshentët, të cilët konsumojnë alkool rrezikojnë të dëmtojnë pjesët e trurit që lidhen me të mësuarit dhe kujtesën.

Top Channel