Barcelona luan tenis me Getafen, 6-0 dhe +5 nga Reali

28/04/2015 00:00

Barcelona ka mundur me goleadë Getafen në javën e 33-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi 6-0 në Camp Nou, duke dhuruar spektakël për publikun.

Leo Messi (2), Luis Suarez (2), Neymar dhe Xavi ishin autorët e golave për kryesuesit e kampionatit, të cilët me 3 pikët e së martës shkojnë në +5 nga Reali i Madridit, që do të luajë të mërkurën në mbrëmje me Almerian.

Top Channel