Boks, “ndeshja e shekullit” e grushtave të fortë dhe e miliona dollarëve

29/04/2015 00:00

Ndeshja e boksit mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao e ka një arsye që është cilësuar si “ndeshja e shekullit”, dhe kjo ka të bëjë, jo vetëm me klasin e dy boksierëve që do të ngjiten në ringun e Las Vegasit për peshën ‘welter’, por gjithashtu dhe me shifrat e këtij dueli, që t’i cilësosh si të çmendura është pak.

Ndeshja e 2 majit, që do të vijë ‘live’ dhe ekskluzivisht edhe në ‘Digitalb’, është më e shtrenjta në histori, sepse për herë të parë ajo kap vlerën e 400 milion dollarëve, duke pasur madje dyfishin e arkëtimeve krahasuar dhe me Superbowl.

‘HBO’, që është promovuesi i sfidës, vetëm për këtë sfidë ka vendosur të transmetojë 3 dokumentarë të posaçëm që i paraprijnë ndeshjen dhe 1 dokumentar përmbledhës, me gjithçka që ka ndodhur para, gjatë dhe pas ndeshjes, me dy boksierët.

Në ring do të qëndrojnë në njërin krah, Mayweather, ende i pamposhtur me 47 fitore dhe asnjë humbje dhe kampion në pesë pesha të ndryshme, dhe Pacquaio, kampion në tetë kategori të ndryshme peshash, me 64 ndeshje në karrierë, prej të cilave 57 fitore, 2 barazime dhe pesë humbje.

Top Channel