Interi vazhdon ngjitjen, mundi 2-1 Udinezen me 9 lojtarë

29/04/2015 00:00

Në javën e 33 të Serisë A, Interi fiton 2-1 ndaj Udinezes dhe aktualisht është vetëm 1 pikë larg vendit të gjashtë që ndodhet Fiorentina.

Në pjesën e parë Interi zhvillon gjithë lojën ndërkohë që friulanët mbeten me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Domizzi-t.

Në fillim është Icardi që shënon me një 11-metërsh të kontestuar, por shumë shpejt barazon Di Natale që shkon në kuotën e 205 golave në Serinë A, aq sa Roberto Baxho. Me të kuq del edhe Badu dhe Interi gjen fitoren me më tepër lehtësi me golin e shënuar nga Podolski.

Top Channel