Testi për HIV/AIDS, hidhet në treg pajisja me të cilën mund të kryesh vetë analizën

29/04/2015 00:00

Për herë të parë ka dalë në shitje testi i parë i virusit HIV/AIDS, të cilin njerëzit mund ta përdorin vetë në shtëpi dhe të presin rezultatin brenda vetëm 15 minutave.

Pajisja e re analizon nivelet e antitrupave në një pikë te vogël e gjakut, e cila duhet të merret nga maja e gishtit.

Vetë krijuesit e testit tregojnë se rezultati i tij është 99,7 për qind i saktë. Qëllimi i tij është që njerëzit të vetë-kontrollohen dhe besohet se do të arrihet diagnostikimi i rreth 26 mijë personave që nuk e dinë se janë mbartës të HIV-it.

Një diagnozë e hershme do t’i lejojë ata të marrin një trajtim specifik për të parandaluar shpejt ato që më vonë kthehen në komplikime të rënda dhe ndikojnë në jetëgjatësi.

Top Channel