PD, Kosova: Vlerësoni votën tuaj, fitoni në 4 vitet e ardhshme

29/04/2015 00:00

Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak i Tiranës, Halim Kosova, u takua të martën me banorët e zonës pranë Shkollës së Bashkuar, të cilët u ankuan për kushtet ekstreme ku jetojnë.

“Ne po vuajmë për bukën e gojës, nuk na japin lekët e invalidëve”, tha një banor.

Z. Kosova vizitoi banesën e një familjeje në gjendje të rënduar ekonomike: “Ideja ime është që të gjithë ta keni të mundur mundësinë për të punuar”.

Kandidati për kryebashkiak theksoi se është i vendosur për të pasur një program realist e të prekshëm për qytetarët. Gjithashtu, Kosova theksoi rëndësinë e votës së 21 Qershorit.

“Ajo që unë kam thënë edhe në zgjedhjet e vitit 2013, ajo që më pëlqen është se ka ardhur koha që duhet vlerësuar vota juaj dhe ju këtë mundësi keni, por votën tuaj ta shfrytëzoni për të mirën tuaj. Aty ku vërtet ju ndërtoni një perspektivë. Nuk është puna të fitoni diçka në votim, por është puna për të fituar 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Halim Kosova.

Top Channel