Vlorë, policia asgjëson 180 bimë kanabis sativa
29/04/2015 00:00
Policia e Vlorës bëri të ditur se ka asgjësuar 180 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, mëngjesin e së mërkurës.
Lënda narkotike është asgjësuar në fshatin Brataj, në vendin e quajtur Kongolem, në një përrua mes një terreni të pyllëzuar.
Bimët ishin të ndara në dy parcela. Në njërën parcelë, bima sapo kishte çelur nga fara, ndërsa në tjetrën, lartësia e bimës ishte deri në 10 centimetra.
Ende nuk dihet pronari i tyre.
Top Channel