Vidhnin energji për lokalin dhe hotelin, pranga dy pronarëve

29/04/2015 00:00

Njëri vidhte energji elektrike për lokalin e tij, ndërsa tjetri për hotelin që kishte në pronësi. Të dy janë arrestuar nga policia e Vlorës në orët e para të ditës së mërkurë.

Policia rajonale bëri të ditur arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit Admir Çura, banues në fshatin Radhimë. “Gjatë kontrollit të ushtruar, në bashkëpunim me grupin e OSHEE-së, në lokalin e tij ‘Labëria’, u konstatua vjedhja e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme”, saktësoi policia.

Po për vjedhje energjie, në Sarandë u arrestua Ruhi Çela, 47 vjeç, pasi sipas policisë, grupi i OSHEE-së konstatoi ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në hotelin e tij “Tatëzati”.

Top Channel