Meta: Shqipëria, përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore

29/04/2015 00:00

Në Durrës u mbajt të mërkurën takimi i autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Europës Qendrore e Lindore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

“Shqipëria po bën përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore”, tha Meta në fjalën e tij.

“Kuvendi ka shqyrtuar raportin e komisionerit dhe ka vlerësuar zhvillimin e tij institucional. Mbrojtja e të dhënave është pjesë e reformës në drejtësi. Shqipëria duhet të tregojë të njëjtat standarde me BE-në”, shtoi kryeparlamentari.

 

Top Channel