Zinxhiri më i madh i shitjeve me pakicë në botë, Walmart, ka në plan të hapë 115 dyqane të reja në Kinë deri në vitin 2017.

Një lëvizje e tillë do ta rriste me gati një të tretën praninë e Walmart-it në ekonominë e dytë më të madhe të globit.

“Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë përbërëse e ekonomisë kineze”, deklaroi shefi ekzekutiv, Doug McMillon.

Lëvizja e kompanise amerikane për zgjerim në Kinë vjen në një kohë kur rritja ekonomike e gjigantit aziatik po vazhdon ngadalësimin.

Top Channel