Venezuelë, shkurtohet dita e punës nga vapa e madhe

29/04/2015 00:00

Venezuela do të shkurtojë orët e punës në sektorin publik në 5 e gjysmë nga 8 apo 10 që shkojnë në ditë.

Iniciativa është pjesë e planit kombëtar për kursimin e energjisë elektrike. Sipas zëvendëspresidentit Jorge Arreaza, ka pasur një shtim të kërkesës për energji këto kohët e fundit, për shkak të një vale të nxehti në vend, ndaj, për ta përdorur sa më pak ajrin e kondicionuar, punonjësit shtetërorë do të punojnë nga ora 7 e 30 e mëngjesit deri në 1 të drekës.

Të hënën, mediat vendase raportuan për “blackout”-e masive në mbarë vendin.

Top Channel