Ambasadori austriak: BE-ja nuk ofron asnjë mundësi azili politik apo ekonomik

29/04/2015 00:00

Ambasadori austriak në Shqipëri, Thomas Schnoll, ka folur të mërkurën për situatën politike në vendin tonë, dekriminalizimin dhe çështjen e azilkërkuesve.

“Vendi ka një rrugë të rëndësishme drejt integrimit dhe për këtë arsye duhen reforma në drejtësi dhe administratë”, tha ambasadori gjatë një aktiviteti kulturor në qytetin e Beratit.

Në lidhje me dekriminalizimin e politikës, Schnoll tha: “Procesi i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm. Duhet miratim nga të dyja palët për këtë”.

Duke folur për çështjen e azilkërkuesve, ai tha prerë: “BE-ja nuk ofron asnjë mundësi për përfitim azili politik apo ekonomik”.

Top Channel