Bayern Munchen, Robben dhe Lewandowski do të mungojnë ndaj Barcelonës

29/04/2015 00:00

Kupa e Gjermanisë e ka lënë me pasoja skuadrën e Bayern Munchen, që përveçse u eliminua nga Borussia Dortmund, ka humbur lojtarë shumë të rëndësishëm në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League kundër Barcelonës.

Arjen Robben dhe Robert Lewandowski nuk do të jenë në fushë për supersfidën ndaj kryesuesve të kampionatit spanjoll. Sulmuesi holandez ka pësuar një tërheqje muskulare në këmbën e majtë dhe nuk do të luajë deri në fund të sezonit, ndërsa ai polak ka pësuar një frakturë në nofull dhe një tjetër në hundë pas një përplasjeje me portierin Langerak.

Nuk dihet ende koha e rekuperimit për qendërsulmuesin, por duket se do e ketë të vështirë të jetë pjesë e gjysmëfinaleve të Champions League.

Top Channel