Një mollë na bën t’i qëndrojmë larg çokollatës

29/04/2015 00:00

Shumë prej njerëzve nuk arrijnë që të shmangin çokollatat ose produktet tjera me shumë kalori kur shkojnë në markete, por një studim në Amerikë tregon se ka një zgjidhje. Ata sygjerojnë personat që duan t’i qëndrojnë larg çokollatave që para se të shkojnë në markete të konsumojnë një mollë.

Është vënë re që individët që kishin ngrënë një mollë para se të bënin pazarin blenin rreth 25% më shumë pemë dhe perime se sa ata që nuk e bënin këtë veprim. Dr. Aner Tal nga Universiteti i Cornell-it ka dhënë shpjegimin për këtë rast.

“Nga ky studim kemi mësuar se nëse ushqehemi shëndetshëm pak para se të dalim dhe të bëjmë blerjet e zakonshme, qoftë duke konsumuar edhe një mollë, na bën që të jemi më të kujdesshëm në zgjedhjen e gjërave që do blejmë”, është shprehur ajo.

Një tjetër njeri që është marrë me këtë studim, Dr. Brian Wansink ka thënë se ka ngelur i befasuar me reagimin e shpejtë që ka pasur ky studim. Ai ka rikujtuar faktin se njerëzit nuk ushqehen shëndetshëm, ndoshta edhe për shkak të dinamikës së jetës që bëjnë.

Top Channel