“Njeriu merimangë” nderon Nepalin

29/04/2015 00:00

Francezi Alain Robert, apo siç i pëlqen të vetëquhet “Njeriu merimangë”, është ngjitur pa ndihmën e litarëve të martën në “Montparnasse Tower”, kulla më e lartë e Parisit prej 210 metrash.

Francezi ka deklaruar se, këtë e bëri në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit të Nepalit, që mori mijëra jetë njerëzish pak ditë më parë. Ngjitja e tij zgjati për 50 minuta, ndërkohë që në majë të kullës vendosi flamurin e Nepalit.

Top Channel