SHBA, aplikacioni defektoz ul në tokë dhjetëra avionë

29/04/2015 00:00

Një aplikacion me defekt ka bërë që kompania “American Airlines” të ulë në tokë dhjetëra avionë të saj ditën e martë.

Defekti i shkaktoi programit të platformës iPad, që përdoret nga pilotët e avionëve dhe ndihmësit e tyre për të vëzhguar planet e fluturimeve, i detyroi ata të ndalonin punën.

Menaxherët e kompanisë ajrore në vitin 2013 hoqën përdorimin e letrës për të shpëtuar stafin nga ngarkimi i dokumentave të rënda në bord.

Atëherë, American Airlines e cilësoi veprimin si një lëvizje që do t’i kursente mbi 1.2 milion dollarë në karburant çdo vit. Ndërsa sot, kompania ka bërë me dije se është ende duke i hetuar shkaqet e problemit.

“Disa fluturime përjetuan probleme me një aplikacion në iPad-et e pilotëve ditën e djeshme. Në disa raste, avionëve iu desh të ktheheshin në bazë për akses në sistemin wi-fi për të zgjidhur problemin”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë për BBC.

Megjithatë ai shtoi se klientet menjëherë pas zgjidhjes së problemit u dërguan në destinacionet e tyre.

“American Airlines” nuk është grupi i vetëm që ka anashkaluar përdorimin e letrës për stafin e saj me tableta elektronike. Edhe “United Airlines” është një përdorues i vjetër i iPad-ëve, ndërsa “Delta” ka zgjedhur tabletën e “Microsoft”, Surface.

Në Mbretërinë e Bashkuar, “British Airways” dhe “Ryanair” janë në proces negocimi për kalimin në përdorimin e sistemit elektronik.

Top Channel