Përplasja e veteranëve, FSHF nxjerr në shitje biletat për Shqipëri-Gjermani

07/05/2015 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen mes veteranëve të Shqipërisë dhe Gjermanisë që do luhet më 7 maj në “Elbasan Arena”.

Çmimet e biletave janë modeste pasi më e larta nuk kalon shifrën e 500 lekëve. Kështu, për tribunat C1, C2, C3, G1, G2 dhe G3 që janë të vendosura pas portave çmimi kushton 100 lekë, për tribunat D dhe F bileta kushton 150 lekë, për tribunën E 200 lekë, ndërsa për ato A dhe B është 500 lekë.

Pikat e shitjes së biletave për këtë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan. FSHF-ja edhe njëherë ka kujtuar të gjithë abuzuesit e biletave se kësaj rradhe kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë që nuk janë të dukshme me sy të lirë.

Në të kalurën Shqipëria ka luajtur 17 herë me Gjermaninë që për një kohë është përfaqësuar edhe me dy skuadra. “Kuqezinjtë” nuk kanë arritur të shënojnë asnjë fitore nga këto ndeshje, duke bërë që rezultati më i mirë nga gjitha takimet të jetë barazimi që është arritur në dy raste.

Top Channel