Kontraktuesi i CEZ, para të dyshimta; gjykata sekuestroi 5 mln euro

29/04/2015 00:00

Mbledhësi i borxheve të kompanisë CEZ, Kastriot Ismailaj nuk është një emër i panjohur për gjykatat shqiptare. Një ditë më parë ndaj tij gjykata vendosi sekuestrimin e 3.2 milionë eurove.

Por më parë edhe Gjykata e Apelit kishte vedosur një tjetër sekuestro ndaj dy kompanive që administroheshin nga Ismailaj, në vlerën e rreth 5 milionë eurove.

Sipas vendimit në fjalë, Ismailaj dhe dy familjarë të tij kanë kryer transaksione bankare në kohë të ndryshme të, cilat shihen si të dyshimta dhe si aktivitete të paligjshme.

Në emrin e një shoqërie, përgjatë vitit 2008 janë përfituar transferta në mbërritje në vlerat 4 milionë e 598 mijë euro dhe në episodin tjetër 800 mijë euro.

Këto transferta janë dërguar në Zvicër, thotë prokuroria, me përfitues kompani të ndryshme dhe persona të ndryshëm në vende të njohura si parajsa fiskale.

Sipas gjykatës, transfertat janë justifikuar si pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyrash konsulence dhe shpenzime udhëtimesh.

Sipas informacioneve të marrë në rrugë jozyrtare, dyshohet se shoqëria “Hasans Clien 2 ACC” rezulton të jetë raportuar në Amerikë për aktivitete të dyshimta.

Top Channel